Ministri Vitia pret në takim ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, ripërsëritet mbështetja për Kosovën

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka pritur në takim ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barišiq. Në këtë takim është diskutuar për sfidat në fushën e shëndetit publik

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe ambasadorja e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barišić

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka pritur në takim ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barišiq, të martën e 7 shkurtit.

Në këtë takim është diskutuar për sfidat në fushën e shëndetit publik si dhe mundësinë e bashkëpunimit në të ardhmen.

“Gjatë këtij takimi ministri Vitia e falënderoi Ambasadoren Barišiq për mbështetjen që Kroacia ia ka dhënë Kosovës gjatë pandemisë, si dhe diskutuan për mundësinë e një memorandumi të bashkëpunimit për shkëmbimin e përvojave dhe trajnimin e stafit shëndetësor”, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Tutje, njoftohet se ambasadorja Barišiq ka ripërsëritur qëndrimin se vendi i saj do të vazhdojë mbështetjen për Kosovën, derisa mbetet e përkushtuar për të forcuar bashkëpunimin në sektorin e shëndetësisë ndërmjet dy shteteve.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika