Ministri Vitia takohet me ambasadorin austriak, diskutohet për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit mes dy shteteve

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia është takuar me ambasadorin austriak, Christoph Weidinger. Në këtë takim, ambasadori austriak ka shprehur gatishmëri për thellimin e bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë

Pamje nga takimi

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se Arben Vitia ka pritur në takim ambasadorin austriak, Christoph Weidinger.

Në këtë takim ministri Vitia ka shprehur thellimin e bashkëpunimit me Austrinë në mënyrë të veçantë në fushën e shëndetësisë.

“Shërbimet shëndetësore që shteti i Austrisë ofron për qytetarët e tij dhe përvetësimi i këtyre praktikave bashkëkohore do të ishin një ndihmesë e madhe për avancimin e shërbimeve publike shëndetësore në Kosovë”, ka deklaruar ministri Vitia.

Në këtë takim është diskutuar për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit mes dy shteteve.

“Ku përvoja e shtetit të Austrisë është shumë e mirëseardhur në rritjen e kapaciteteve dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore që është një nga objektivat Ministrisë së Shëndetësisë, veçanërisht tani që ekzistojnë parakushte me rritjen e buxhetit për këtë sektor”, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Ambasadori Weidinger e ka falënderuar ministrin Vitia për mikpritjen dhe ka ofruar mbështetjen e shtetit që ai përfaqëson në sektorin e shëndetësisë.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika