Ministri Vitia viziton Shtimen, planifikohen mbi pesë milionë euro investime

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, të martën ka vizituar Komunën e Shtimes, ku është planifikuar të ndërtohet Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare si dhe Enti Special

Ministri i Shëndetësisë (MSh), Arben Vitia, të martën e shtatë shkurtit është takuar me kryetarin e Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu.

Ky takim i tij vjen në vazhdën e vizitave në komunat ku pritet të fillojnë investimet në sektorin e shëndetësisë.

njoftimin e MSh-së thuhet se ministri Vitia ka vizituar Komunën e Shtimes ku është planifikuar ndërtimi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, për të cilën Ministria e Shëndetësisë ka ndarë buxhet në vlerë prej 1 milion e 250 mijë euro, si dhe ndërtimi i Entit Special në këtë komunë, për të cilin janë ndarë 4 milionë euro.

Në këtë takim, ministri Vitia është shprehur se përveç planifikimit për ndërtimin e projekteve kapitale, mbetet i përkushtuar për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për qytetarët e Komunës së Shtimes.

“Ishte kënaqësi takimi me kryetarin Aliu. Me projektet e reja të cilat u prezantuan nga kryetari dhe drejtori i shëndetësisë, është tregues se në shëndetësi qytetarët e Shtimes në të ardhmen do të kenë shërbime shumë më cilësore. Sot biseduam edhe për dy projekte me rëndësi, siç janë ndërtimi i Entit Special dhe i QKMF-së në këtë komunë, projekte të cilat do të jenë në fokusin tonë dhe prioritete si Ministri e Shëndetësisë”, ka thënë Vitia.

Nga ana e tij, kryetari i Komunës së Shtimes ka shprehur falënderimin për angazhimin e Ministrisë së Shëndetësisë që Komuna e Shtimes të ketë investime të rëndësishme në sektorin e shëndetësisë. Sipas tij, është lajm shumë i mirë që vëmendja e pushtetit qendror është kthyer edhe kah Komuna e Shtimes, e cila ka qenë e diskriminuar sa u përket investimeve në sektorin e shëndetësisë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika