Ministria e Arsimit kundër ndryshimit të udhëzimit administrativ për shamitë

Udhëzimi administrativ që përcakton kodin e veshjes nëpër shkolla, është rikthyer sërish në temë kryesore. Një konferencë për media e ministres, Arbërie Nagavci ku ajo vlerësoi se Udhëzimi do të mbetet në fuqi. Pas kësaj deklarate kanë reaguar edhe ata që kanë inicuar kampanjën ku kanë thënë se do të filojnë një rruge ligjore

Ilustrim

Një debat i shumë shpërndarë në rrjete sociale u kthye sërish në qendër të vëmendjes.

Bëhet fjalë për kërkesën e vazhdueshme të një grupi qytetarësh që të ndryshohet udhëzimi administrativ për të lejuar bartjen e shamisë islame në shkolla.

Më në fund, Ministria e Arsimit ka treguar qëndrimin e saj.

Ministrja Arbërie Nagavci e ka quajtur fushatën si të paqëndrueshme duke lënë të kuptohet se udhëzimi nuk do të ndryshohet.

“Nuk ka ndonjë udhëzim administrativ për shaminë, nuk ka pasur asnjëherë aq sa unë di. Gjithë kjo fushatë që e shihni kohën e fundit nuk është e bazuar dhe e qëndrueshme. Është e përcaktuar qartë karakteri i shtetit tonë dhe institucioneve publike. Udhëzimit administrativ të cilit iu kanë referuar ka të bëjë me mbarëvajtjen e punës në shkollat e mesme të larta”, ka thënë Nagavci.

Por, janë inicuesit e kampanjës që i janë anë kundërpërgjigjur Nagavcit.

Përmes një deklarate, ata paralajmëruan se nëse ministria nuk e ndryshon udhëzimin administrativ me dëshirë, do ta bëj bëjmë këtë përmes rrugëve gjyqësore.

E, edhe avokati i grupit iniciator thotë se qendrimi i ministres është dëshpërues.

“Ajo cfarë tha Nagavci është deshpëruese pasi që zoti Kurti në dy palë zgjedhje ka premtuar se do ta heq këtë udhëzim administrative dhe unë si avokat dhe jurist mendoj që kjo do të ketë pasoja juridike sepse ka bazë që I njëjti të anulohet përmes një procedure gjyqësore të konfliktit administrative”, ka theksuar Bytyqi.

Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 02/L-31 për Lirinë Fetare në Kosovë është pjesë e programit legjislativ të qeverisë për këtë vit, ndërsa si afat për kohën kur duhet proceduar për në Qeveri e ka datën 30 shtator.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika