Ministria e Drejtësisë për përvjetorët e martirëve të luftës: Do t’i nderojmë përherë

Ministria e Drejtësisë (MD) ka kujtuar javën që po lëmë pas ku u përkujtuan qindra martirë të rënë në masakrat e kryera në pranverën e vitit 1999 nga forcat serbe

Ministria e Drejtësisë (MD) ka kujtuar javën që po lëmë pas ku u përkujtuan qindra martirë të rënë në masakrat e kryera në pranverën e vitit 1999 nga forcat serbe.

“Në Goden të Gjakovës, në Fortesë, në Celinë, në Krushë të Madhe dhe në Krushë të Vogël, në Suharekë, në Dardani të Pejës, në Izbicë të Skënderajit, në Podujevë, gjithandej trevave të Kosovës, zjarri i kriminelëve serb po përvlonte popullësinë civile të pafajshme, foshnje e pleq, fëmijë, vajza e djem të rinj, gra e burra, pa dallim, të gjthë me të vetmin qëllim, shfarosjen e popullit shqiptarë”, thuhet në postimin e MD-së.

Më tej thuhet se do të vazhdojmë t’i kujtojmë dhe nderojmë përherë sepse sipas tyre, këtë e kemi detyrë të përjetshme, për hirë të historisë dhe për hirë të së ardhmes.

“Lavdi e përjetshme të gjithë martirëve të Kosovës!”, shkruhet mes të tjerash në postim.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika