Ministria e Drejtësisë rendit ngjarjet kryesore të javës, “harrohet” shkelja e Kushtetutës

Por, në bazë të postimit të tyre, është “harruar” vendimi antikushtetues për Ligjin e këshillit Prokurial të Kosovës

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në Blic Interview për RTV Dukagjinin

Ministria e Drejtësisë, në krye me ministren Albulena Haxhiun, kanë listuar disa prej ngjarjeve kryesore të kësaj jave për këtë dikaster.

Por, në bazë të postimit të tyre, është “harruar” vendimi antikushtetues për Ligjin e këshillit Prokurial të Kosovës.

Një nga ngjarjet e listuara aty, është edhe takimi i ministers Haxhiu me shefin e njësisë për Kosovë të BE-së, Vassilis Maragos.

Ngjarje tjetër që u listua është takimi i Haxhiut me përfaqësuesit e programit për drejtësi “OPDAT” dhe Byrosë për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe të Zbatimit të Ligjit (INL) të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Gjithashtu, edhe nënshkrimi i memorandum bashkëpunimit në mes ministres Haxhiu, ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe ambasadorit të Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott, është listuar si ngjarje kryesore e javës nga MD-ja.

Ndërkaq, si ngjarje kryesore është edhe një deklaratë e Komisionit të Venecias, ku sipas MD-së  “Komisioni i Venecias ka rikonfimuar se komentet me Ligjin për Byronë janë adresuar, dhe si i tillë do të ndikojë direkt në luftën kundër korrupsionit dhe parave të fituar në mënyrë të paligjshme”.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika