Ministria e Financave e Kosovës, për programin e shtesave për fëmijë, ka njoftuar se një numër i caktuar i prindërve janë përzgjedhur për verifikim shtesë, për të siguruar që ata dhe fëmijët e tyre jetojnë në Kosovë.
Sipas njoftimit, këta prindër kanë marrë informacion përmes eKosova dhe email-eve nga Ministria e Financave, me udhëzime të qarta për të përfunduar verifikimin shtesë dhe për të riaktivizuar llogaritë e shtesave për fëmijë.
“Në kuadër të programit për shtesat për fëmijë, është një numër i caktuar i prindërve, llogaria e të cilëve është përzgjedhur për verifikim shtesë për t’u siguruar se ata dhe fëmijët e tyre jetojnë në Kosovë. Të gjithë këta prindër kanë pranuar njoftimin në eKosova dhe në email adresat e tyre, me hapat e nevojshëm për të kompletuar verifikimin shtesë dhe për të ri-aktivizuar llogarinë e shtesave për fëmijë”, thuhet në njoftim.
Nëse nuk keni marrë ndonjë njoftim nga eKosova apo email nga MFPT, nuk keni nevojë të ndërmerrni ndonjë veprim.
Programi i shtesave për fëmijë do të vazhdojë si zakonisht dhe do të merrni ndihmën financiare në llogarinë tuaj çdo muaj.
Kërkohen verifikime shtesë për vazhdimin e shtesave për fëmijë, MF-ja pa sqarime