0 është numri i njohjeve të reja në Qeverinë Kurti II.
Diplomacia e Donika Gërvallës, nuk ka dhënë fryte deri tani, megjithëse kanë bërë gati 3 vite në pushtet.
Edhe ky vit ka kaluar me diskutimet mbi mundësinë e njohjes nga një prej 5 shteteve të BE-së që nuk e kanë bërë këtë, Greqia, por viti ka kaluar pa rezultate konkrete.
Ndërmjet kësaj periudhe, Kosova vetëm ka betonuar raportet me shtete që edhe ashtu mban raporte të mira, duke blerë ose inicuar procedura të tilla për nevoja të ambasadave.
Jo pak telashe ka brenda Ministrisë, me ankesa të vazhdueshme për gradime të paligjshme, lëvizje e ndryshime postesh në heshtje e pa transparencë, situatë që sindikata e kësaj ministrie e konsiderojnë alarmante.
Të rralla kanë qenë deklarimet e ministrisë për këto probleme, në veçanti të ministres Gërvalla, që në prononcime është treguar vazhdimisht kritike ndaj mediave, në raste edhe me deklarata kontradiktore për partnerët ndërkombëtarë të Kosovës.
Ngecjet e diplomacisë kosovare, po i konsiderojnë shqetësuese ish-ministra të jashtëm.
“Vet ministria Gërvalla dhe minsitria e jashtme janë të dështuar mec këto 3 vite nuk ka asnjë njohje, asnjë anëtarësim, e asnjë përpafrim me Bashkimin evropian se kosova është nën sanksione. Nuk ka përafrim me NATO-n, dhe Kosova nuk ka Politikë të jashtme”, ka deklaruar Enver Hoxhaj nga PDK.
Hoxhaj për neglizhencë të vazhdueshme fajëson Gërvallën por edhe kreun e qeverisë, që nuk kanë ditur sic thotë ai të shfrytëzojnë momentin, mes tjerash për t’u anëtarësuar në NATO.
“Pas luftës në Ukrainë Kosova ka mundur të përfitoj dhe sot të jetë shtet anëtarë I NATO-së, pas sulmit terrorist në Banjkë Serbia ka mundur të jetë shtet i sanksionuar dhe jo Kosova”, vijon ai.
Por pushteti, nuk e sheh situatën ngjashëm.
Kryetarja e komisionit për punë të Jashtme , Arbresha Kryeziu, thotë se Kosova asnjëherë më parë nuk ka pasur më shumë sukses në politikën e jashtme se sa gjatë kohës sa VV është në pushtet.
“Aplikimin që Kosova e ka bërë për t’u bërë anëtarë e Bashkimi Evropian dhe natyrisht me procedurat që kanë vijuar tutje me përmbushjen e kësaj aspirate. Dhe tjetra është kalimi I fazës së parë në anëtarësimin në Këshillit të Evropës”, ka thënë Arbresha Kryeziu nga LVV.
Përveç blerjes së objekteve për ambasadat kosovare, Kryeziu thotë se është arritur që të ndërtohen edhe raporte me disa shtete mos-njohëse.
“Janë ndërtuar marrëdhniet bilaterale”, vijon ajo.
Ndërkohë ish-kryediplomati Hoxhaj, tash deputet i Kuvendit jep një arsyje se pse sipas tij është duke ngecur politika e jashtme e Kosovës.
“Problemi që kanë qytetarët është se z.Kurti dhe qeveria e tij nuk e përjejtojnë këtë vend si të tyre”, ka thënë Hoxhaj.
Njohja e fundit që ka marrë Kosova ishte ajo nga Izraeli e arritur fal marrëveshjes së 4 shtatorit të vitit 2020 në Zyren Ovale të Shtëpisë së Bardh në Shtetet e Bashkaura të Amerikës.