Ministria e Mbrojtjes del me njoftim: Në asnjë formë nuk nderohen të rënët serbë

Ministria e Mbrojtjes

Pas publikimit të një fotografie nga ish-këshilltari i kryeministrit, Albin Kurti dhe pas raportimit të mediave vendore se Togu i Gardës Ceremoniale ka bërë nderime për të rënët serbë të vitit 1912, Ministria e Mbrojtjes së Kosovës ka reaguar publikisht.

“Me datën 11.11.2022, Togu i Gardës Ceremoniale dhe Orkestra Frymore e FSK-së, me ftesë të Ambasadës franceze dhe Ambasadës gjermane, ka marrë pjesë në ceremoninë e organizuar për të nderuar rënien e ushtarëve francez dhe gjerman, gjatë Luftës së Parë Botërore, në periudhën 1914-1918”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, thuhet se pllakat përkujtimore të të rënëve të këtyre dy kombeve janë të vendosur në një hapësirë të përbashkët me pllakën e të rënëve serb të vitit 1912-1918, por që si ngjarje në periudhë kohore e as me aktivitetin në fjalë nuk kanë asnjë lidhje.

“Theksojmë edhe njëherë se Togu i Gardës Ceremoniale ka marrë pjesë si formacion mbështetës i Ambasadës franceze, nën organizimin e tyre, me qëllim nderimin e ushtarëve të rënë francez dhe gjerman”, thuhet tutje.

Ndër të tjera thuhet se pozicionimi fizik i gardistëve është imponuar nga pozita e pllakave memoriale dhe platosë përkatëse, gjersa kanë theksuar se “në asnjë formë nuk nderohen të rënët serbë”.

Tutje thuhet se Ministria e Mbrojtjes dhe FSK nderojnë gjithmonë vetëm popujt mbrojtës të vlerave të lirisë, paqes dhe demokracisë dhe asesi ata që kanë qenë faktorë destabilizues në secilën etapë dhe autorë të krimeve e terrorit.

Ndryshe, Shkëlzen Gashi në postimin e tij në Facebook ka thënë se më 11 nëntor 2022 Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë dhe Ambasada e Francës në Prishtinë, organizuan në varrezat e krishtera në Arbëri të Prishtinës një ceremoni për 104-vjetorin e përfundimit të Luftës së Parë Botërore.

“Në këtë ceremoni mori pjesë edhe Garda Ceremoniale e FSK-së, e cila qëndroi gatitu pranë pllakës përkujtimore të ushtarëve të rënë serbë në vitet 1912-1918. Për më keq, në këtë ceremoni ishte i pranishëm edhe Ministri i Brendshëm i Kosovës, z.Xhelal Sveçla”, ka shkruar ai.

Ai ka sjellë një fotografi të bërë siç thotë ai nga agjencia franceze ‘Agence Rol’ në nëntor të vitit 1912 në Prishtinë, “e cila dëshmon më së miri për krimet e ushtarëve serbë ndaj civilëve të pafajshëm shqiptarë”.

Ai ka thënë, ndër të tjera, se Garda Ceremoniale e FSK-së, Ministria e Brendshme e Kosovës, Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë dhe Ambasada e Francës në Prishtinë duhet t’u kërkojnë ndjesë qytetarëve të Kosovës.

May be an image of 4 people, people standing, outdoors and monument
Fotografia e postuar nga Shkëlzen Gashi

Lidhur me këtë çështje Portali Dukagjini të dielën e 13 nëntorit ka dërguar pyetje në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në FSK, por që nuk ka pranuar përgjigje.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika