Ministria e Mbrojtjes del me sqarim: Keqinformimi për rastin e Liman Musliut është i papranueshëm

Ministria e Mbrojtjes

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se Liman Musliu ka qenë pensionist i UÇK-së dhe TMK-së dhe nuk ishte pjesëtar i uniformuar i FSK-së.

Ministria e Mbrojtjes përmes një postimi në “Facebook” ka thënë se raportimet nga mediat vendore kanë pasur për qëllim “keqinformimin” e qytetarëve me lajme të një anshme dhe qëllimkëqija.

“Me rastin e vdekjes aksidentale dhe tragjike të shërbyesit civil në Shtabin e Përgjithshëm të Forcës së Sigurisë së Kosovës, z.Liman Musliu, disa media në nguti shpërndanë lajme të mbushura me të pavërteta, që shkaktuan indinjatë tek qytetarët karshi FSK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes. Me këtë rast, këto media dhe portale shfrytëzuan rastin të akuzojnë Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në, për pagesa të ulëta të pjesëtarëve të FSK-së, e që gjoja sipas tyre, i ndjeri, z.Musliu, ka qenë i detyruar të punojë punë shtesë pas orarit, për të siguruar ekzistencën e tij dhe të familjes”, ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes.

Në njoftim thuhet se me qëllim të sqarimit dhe informimit të drejtë të qytetarëve të Republikës së Kosovës, bëjmë me dije se zyrtari Limon Musliu, me kontratë të FSK-së, ka qenë zyrtar civil.

“Gjithashtu, në disa raste tjera është aluduar se i ndjeri vdiq në vendin e punës, pa cekur se ku konkretisht, e që gjithashtu shkakton paqartësi lidhur me vendin se ku ka vdekur. Këto media shfrytëzuan këtë fatkeqësi për keqinformim të qytetarëve, me lajme të njëanshme dhe qëllimkëqija. Me qëllim të sqarimit dhe informimit të drejtë të qytetarëve të Republikës së Kosovës, bëjmë me dije se zyrtari Limon Musliu, me kontratë të FSK-së, ka qenë zyrtar civil, me nivelin A1 (koeficienti 5.2 dhe shtesat tranzitore në pagë për shërbyesit civilë të MM-së).I njëjti ka qenë edhe përfitues i pensionit invalidor të UÇK-së, si dhe pensionit të TMK-së. I ndjeri nuk ishte pjesëtar i uniformuar i FSK-së”, thuhet në njoftim.

“FSK dhe MM nuk kanë asnjë kompetencë dhe asnjë ndalesë se si pjesëtari i FSK-së, apo zyrtari civil e kalon pjesën tjetër të ditës, pas orarit të rregullt të punës, apo fundjavat. Në rastin konkret të nëpunësit Liman Musliu, marrëdhënia e punës e tij në FSK, si nëpunës civil nuk ndërlidhet me asnjërin kufizim të paraqitur në nenin 18 të Ligjit Nr. 06/L -011, për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik”, vijon tutje njoftimi.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika