Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se së shpejti do të hapë konkurs për personel civil në 75 pozita specialistike.
Në njoftim thuhet se konkursi do të hapet gjatë periudhave të ndryshme kohore, sipas fushave të caktuara specifike.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, procesi i punësimit të kategorive të kërkuara do të jetë transparent dhe në përputhje të plotë me rregullat në fuqi.
Pozitat për të cilat do të hapet konkursi janë:
- Mjek specialist
- Infermier
- Asistent i Stomatologjisë
- Biokimist
- Psikolog/Psikolog Klinik
- Teknik i Veterinarisë
- Zyrtar Ligjor
- Specialist për mbrojtje kibernetike
- Zhvillues i Sistemeve
- Specialist i mbështetjes teknike (sisteme, rrjeta)
- Menaxher i Web Faqes
- Zyrtar për Mirëqenie
- Zyrtar për cilësi
- Teknik i ushqimit
- Hidroinxhinier
- Inxhinier i Ndërtimtarisë
- Zjarrfikës
- Mekanik
- Inspektues i derivateve
- Ligjërues/Instruktor i vozitjes