Ministria e Mbrojtjes e konfirmon se personi i tretë i arrestuar për vrasjen e Lirdona Murselit është pjesëtar i FSK-së

Ministria e Mbrojtjes e ka konfirmuar pjesëmarrjen e një pjesëtari të FSK-së me iniciale K.K, si të dyshuar për vrasjen në Prishtinë.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.

“Në mesin e të arrestuarve si të dyshuar për vrasjen në Prishtinë, është edhe pjesëtari i FSK-së, K.K.”, thuhet në komunikatën e MB-së.

“Organet e drejtësisë janë duke hetuar rastin, por gjithashtu ky rast do të trajtohet edhe brenda organeve përgjegjëse të FSK-së, sipas rregulloreve dhe ligjeve në fuqi”, thuhet në komunikatën zyrtare të Ministrisë.

Përfundon intervistimi i të dyshuarit të tretë për vrasjen e Liridona Murselit, mohon të jetë i përshirë në rast

Më tej, Ministria e Mbrojtjes ka thënë se raste e tilla “janë të izoluara, por si të tilla nuk guxojnë të na ndodhin. Siguria dhe mbrojtja e qytetarëve tanë është obligim!”

“Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës shpreh ngushëllime të sinqerta familjes së viktimës”, thuhet në reagim i tyre.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika