Ministria e Mbrojtjes e Letonisë ka raportuar se se ushtarët letonezë të KFOR-it janë përballur me të shtëna armesh në veri të Kosovës të dielën e 25 dhjetorit.
Nëpërmjet një postimi në Twitter ata kanë bërë të ditur se ngjarja nuk ka viktima.
“Të dielën, më 25 dhjetor, të shtëna ka pasur në drejtim të paqeruajtësve letonezë teksa ata po kryenin një patrullë në Kosovë. Nga ngjarja nuk ka viktima. Policia e Kosovës dhe NATO_KFOR kanë nisur hetimet”, thuhet në postimin në Twitter.
Svētdien, 25. decembrī, Kosovā, veicot iekšzemes patruļu, Latvijas miera uzturētāju virzienā tika raidīti šāvieni. Cietušo incidentā nav.
Kosovas policija un @NATO_KFOR Militārā policija ir sākusi izmeklēšanu. pic.twitter.com/OPToYHXTwn
— AizsardzībasMin. (@AizsardzibasMin) December 26, 2022
Gjithashtu edhe nga KFOR-i kanë konfirmuar se u qëllua me armë zjarri në afërsi të patrullës së saj në Zubin Potok.
Në një përgjigje për Portali Dukagjini nga zyra për informim, thuhet se ngjarja ka ndodhur derisa ushtarët e KFOR-it ishin duke kryer detyrat e tyre.
“Në këtë moment mund të konfirmoj se para disa orësh një patrullë e KFOR-it, derisa ishte në detyrë në rrethinën e Zubin Potokut, ka dëgjuar dhe parë disa të shtëna afër tij. Të lënduar nuk ka dhe nuk ka dëme materiale. Tani po i kontrollojmë faktet dhe do t’ju përditësojmë”, thuhet në përgjigje.