Ministria e Mbrojtjes hap konkurs për kuzhinierë, shpërndarës ushqimi dhe pastrues të enëve

Ministria e Mbrojtjes ka hapur një konkurs për 106 vende të reja pune në kuzhinat e Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke kërkuar kuzhinierë, ndihmës kuzhinierë, shpërndarës ushqimi dhe pastrues të enëve, me afat aplikimi deri më 24 tetor

Ministria e Mbrojtjes

Ministria e Mbrojtjes sot ka publikuar një konkurs për kuzhinierë dhe staf tjetër përkrahës në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK).

Lajmi u bë i ditur përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, ku edhe janë dhënë detajet e këtij konkursi

Sipas dokumenteve të konkursit ministria ka kërkuar 25 kuzhinierë, 23 ndihmës kuzhinierë, 42 shpërndarës ushqimi dhe 16 pastrues të enëve në kuzhinat e FSK-së.

“Njoftim për vende të reja pune: Ministria e Mbrojtjes ka hapur 106 vende të reja të punës në kuzhinat e FSK-së, për këto pozita:

Kuzhinier (25), ndihmëskuzhinier (23), shpërndarës ushqimi (42), Pastrues të enëve  (16)”, thuhet në njoftimin e ministrisë në Facebook.

Tutje sipas këtij njoftimi konkursi do të jetë i hapur deri më datën 24.10.2024.

Shija e redaktorit

Kosova mposhtë Lituaninë

Kosova ka marr tri pikët e radhës, duke trimfuar si mysafir i Lituanisë me rezultat 2-1 në kuadër të xhiros së tretë të Ligës...

Imer Mushkolaj kolumnist i rregullt në Dukagjini.com

Analisti Imer Mushkolaj do të jetë kolumnist i rregullt në portalin Dukagjini. Ai përmes kolumneve do të paraqes pikëpamjet dhe analizat e tij mbi politikën...

Emisari i ri i SHBA-së viziton Kosovën

Emisari i ri amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof, këtë të enjte ka nisur vizitën e tij në Kosovë, e cila u konfirmua nga...

Të fundit nga rubrika