Ministria e Mbrojtjes në Ukrainë: Mbi 131 mijë ushtarë rusë janë vrarë në frontet e luftës

Ministria e Mbrojtjes në Ukrainë, ka njoftuar se deri më tani mbi 131 mijë ushtarë rusë janë vrarë në frontet e luftës.

Ky dikaster përmes një komunikate për media ka treguar se se 3.220 tanke ruse janë shkatërruar që nga 24 shkurti kur nisi agresioni rus në Ukrainë.

“131 mijë e 290 ushtarë rusë janë vrarë. 6 mijë 405 mjete luftarake të blinduara janë shkatërruar, dy mijë e 226 artileri, 460 raketa me sistem të dyfishtë lansimi, 227 sisteme ajrore mbrojtëse, 284 helikopterë, 1.958 dronë, e 796 raketa lundrimi”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, 5.091 tanke me derivate e 203 pajisje speciale ushtarake u dogjën.

Ndryshe, ministri ukrainas i Mbrojtjes, Olekseii Reznikov, ka thënë se Ukraina nuk do të përdorë armë me rreze të gjatë për të sulmuar territorin rus.

Ai ka thënë se ushtarët ukrainas do t’i përdorin këto armë, që pritet t’ua dërgojnë Shtetet e Bashkuara, vetëm për të shënjestruar njësitet ruse në territoret e pushtuara ukrainase.

Shtetet e Bashkuara e kanë konfirmuar të premten se në pakon e re ushtarake në vlerë të 2.1 miliardë dollarëve, do të përfshihen raketa që do t’i dyfishojnë aftësitë e Ukrainës për të goditur shënjestrat.

“Ne u kemi thënë gjithmonë partnerëve tanë se nuk do t’i përdorim armët e tyre për të goditur territorin rus. Ne do të godasim njësitet ruse që kanë pushtuar përkohësisht territorin e Ukrainës”, u ka thënë Reznikov gazetarëve në një konferencë për media, shkruan REL.

Shija e redaktorit

Nesër, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Shumica e poezive” nga...

Libri “Shumica e poezive” nga autori Tom Lanoye do të promovohet nesër, më 28 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini”...

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Të fundit nga rubrika