Ministria e Mbrojtjes pas përmbytjeve nga shiu: S’ka rrezik në zonat e banuara

Ministria e Mbrojtjes në Shqipëri ka njoftuar se ka përmirësim të dukshëm të situatës si pasojë e reshjeve të rëna gjatë 24 orëve të fundit duke theksuar se "kuotat e të gjithë lumenjve, veçanërisht e lumit: Drin, Buna, Vjosë janë nën nivelin kritik dhe nuk paraqesin rrezik për zonat e banuara"

Foto: Euronews-Albania

Reshjet e dendura të shiut të së dielës kanë sjellë probleme në disa zona të vendit në Shqipëri.

Siç raporton Top Channel, 410 hektarë tokë ndodhen nën ujë në qarkun Lezhë.

Në Orosh ka prezencë dheu në rrugë, ndërsa ka prani uji ë fshatin Gjorem dhe në Shullaz.

Në qarkun Elbasan ka pasur probleme me energjinë elektrike në Librazhd e Stravaj të Përrenjasit.

Në qarkun Durrës rreth 300 hektarë tokë bujqësore ndodhen nën ujë në zonat rurale, ndërsa uji ka vërshuar brenda 20 shtëpive që ndodhen pranë lumit Erzen.

Pavarësisht dëmeve, sipas të dhënave të fundit nga Qendra Operacionale e Emergjencave Civile në Agjencinë e Mbrojtjes Civile, ka përmirësim të dukshëm të situatës si pasojë e reshjeve të rëna gjatë 24 orëve të fundit.

Ndërkaq, siç shkruan Euronews-Albania, Ministria e Mbrojtjes ka dhënë informacion rreth situatës nga përmbytjet në vend.

Kuotat e të gjithë lumenjve, veçanërisht e lumit: Drin, Buna, Vjosë janë nën nivelin kritik dhe nuk paraqesin rrezik për zonat e banuara

Niveli hidrik i kaskadave mbi lumin Drin paraqitet normale.

Është normalizuar gjendja në lagjen Granicë, në Gjirokastër, ku pati vërshim të përroit të Cullos.

Të gjitha akset rrugore nacionale janë të kalueshme, ndërsa në pak akse po punojnë në terren forcat e ARRSH, për të pastruar inertet, aty ku pati rrëshqitje të dherave si në rrugën e Arbrit, sipër tunelit apo edhe në rrugën midis fshatrave Bënçë dhe Lekdush, njësia Kurvelesh, Tepelenë.

Situata ka përmirësim sa i përket pranisë së ujit në rrugë apo sipërfaqe toke në qarkun e Shkodrës, Lezhës, Durrësit dhe Dibrës.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika