Ministria e Mbrojtjes së Serbisë: Ushtria serbe nuk ka hyrë në territorin e Kosovës

Ministria e Mbrojtjes së Serbisë ka reaguar lidhur me ngjarjet e fundit në Veri të Mitrovicës duke thënë se ushtria serbe nuk ka kaluar kufirin dhe nuk ka hyrë në asnjë mënyrë në territorin e Kosovës

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar mbrëmjen e sotme se ushtria serbe nuk ka kaluar kufirin dhe nuk ka hyrë në asnjë mënyrë në territorin e Kosovës, transmeton mediumi serb “Tanjug”.

“Për shkak të sasisë së madhe të dezinformatave që administrata e Prishtinës nxjerr qëllimisht dhe që shpërndahet përmes llogarive të rreme në rrjetet sociale dhe uebfaqe të caktuara, dhe në të cilat thuhet se gjoja ka pasur disa konflikte në mes të Ushtrisë Serbe dhe Policisë së Kosovës, Ministria e Mbrojtjes njofton se Ushtria ‘Serbia për momentin nuk e ka kaluar kufirin në asnjë mënyrë dhe nuk ka hyrë në territorin e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë.

Ndërkaq, gazetarët e RTV Dukagjinit, të cilët po raportojnë nga vendi i ngjarjes, kanë treguar se një numër i madh i njësiteve policore tashmë janë nisur për të siguruar rendin në veri të vendit, aty ku situata veçse është e tensionuar, pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për reciprocitet për targa të automjeteve dhe për mjetet e identifikimit.

Disa njësi policore janë nisur nga qyteti i Gjilanit, disa të tjera janë parë në fshatin Milloshevë.

Njësi të shumta policore të Kosovës nisen drejt Mitrovicës (Video)

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika