Ministria e Punëve të Brendshme njofton se kanë filluar përgatitjet për kthimin e targave ilegale në “RKS”

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se qytetarët të cilët i posedojnë ende targat ilegale duhet t’i kthejnë në ato ‘RKS’, ndërsa për këto targa lirohen nga obligimi për të paguar taksat doganore

Takimi në MPB

Të mërkurën e 20 korrikut në Agjencinë për Regjistrim Civil të Ministrisë së Punëve të Brendshme, është mbajtur takimi informues me udhëheqësit e Qendrave për Regjistrimin e Automjeteve.

Sipas njoftimit, në këtë takim është diskutuar  për zbatimin e Vendimit Nr. 01/85 të Qeverisë së Republikës së Kosovës të datës 29.06.2022, si dhe u vunë në pah modalitetet për formën se si do të shkojë ky proces për regjistrimin e mjeteve, sipas Udhëzimit Administrativ, Nr. 03/2022 për regjistrimin me targa “RKS” të mjeteve që posedojnë targat “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE” DHE “DA” APO “ĐA”.

Udhëheqësit u njoftuan se qytetarët që posedojnë targat “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE” DHE “DA” APO “ĐA” dhe regjistrojnë mjetin me targa “RKS” do të lirohen nga obligimi për të paguar taksat doganore, taksën administrative në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve, tarifën për targën, si dhe tarifën për pajisje me certifikatë të regjistrimit të mjetit.

Me vendim të qershorit, qytetarëve në veri u jepet edhe një mundësi për kthimin e targave RKS.

Sipas Qeverisë, pronarëve të veturave me këto targa u është mundësuar që kthimin në RKS ta bëjnë në periudhën 1 gusht 2022 – 30 shtator 2022.

Me këtë rast, Ministria e Punëve të Brendshme, inkurajon të gjithë qytetarët që të shfrytëzojnë këtë mundësi dhe të bëjnë regjistrimin e mjeteve në Qendrën për Regjistrimin e Automjeteve në komunën ku e kanë vendbanimin.

Ndryshe, më 29 qershor, Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike në të cilë​n ka miratuar vendimin për të mundësuar regjistrimin e automjeteve me targa RKS për të gjitha automjetet e pajisura me targat “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA”, si dhe vendimin për kalimin e kufirit shtetëror nga qytetarët me dokumente personale të lëshuara nga autoritetet e Serbisë.

Në mbledhjen e 85-të të Qeverisë,  është mundësuar që pronarëve të automjeteve të pajisura me targa “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA” nga 10 qershori 1999 deri më datë 21 prill 2022, t’u mundësohet regjistrimi i mjeteve me targa RKS.

 

Qeveria merr vendim për reciprocitet të targave me Serbinë

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika