Ministria e Tregtisë jep detaje se cilat masa do të përfshihen në kuadër të ligjit për produktet bazë

"Kufizimi i sasisë që i shitet konsumatorit brenda periudhës së caktuar, ndalimi i largimit nga shitja e produktit, caktimi i marzhës tregtare për shitjen me shumicë dhe pakicë", këto janë disa nga masat e përkohshme mbrojtëse që do të vendosen në kuadër të ligjit për produktet themelore

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë

Të martën e 8 nëntorit, me 64 vota për është miratuar ligji për masat e përkohshme të produkteve bazë në raste të veçanta të destabilizimit në treg.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka njoftuar se ky ligj zbatohet ndaj autoriteteve dhe operatorëve ekonomik që tregtojnë produkte themelore dhe ka për qëllim eliminimin e efekteve të rritjes së paarsyeshme të çmimeve si dhe mungesës së produkteve themelore në treg.

“Produktet themelore në kuadër të këtij ligji janë: drithërat, miell gruri, buka, orizi, pastat, vaji ushqimor i lulediellit, qumështi, kripa e kuzhinës, vezë pule, mishi i pulës, sheqeri kristalor, produktet e higjienës personale, lëndët e drurit për djegie”, thuhet në njoftim.

Po ashtu bëhet e ditur se në këtë ligj përfshihen masat e përkohshme mbrojtëse si shkaqet e caktimit të këtyre masave; mbikëqyrja për zbatimin e këtij ligji si dhe sanksionet ndaj çdo shkelësi të këtyre masave që janë të përfshira në këtë ligj.

Ndër masat e përkohshme mbrojtëse në raste të veçanta të destabilizimit në treg, të bazuara në evidencë dhe analizë të mirëfilltë, janë, kufizimi i sasisë që i shitet konsumatorit brenda periudhës së caktuar, ndalimi i largimit nga shitja e produktit, caktimi i marzhës tregtare për shitjen me shumicë dhe pakicë.

Po ashtu edhe caktimi i çmimit maksimal të lejuar, detyrimi i operatorit ekonomik për të ruajtur pjesën e caktuar të stokut të produktit, detyrimi i operatorit ekonomik për t’u furnizuar dhe për të ofruar për shitje produktet themelore si para caktimit të masave mbrojtëse si dhe ndalimi e kufizimi i eksportit.

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari pati theksuar se ky ligj është hartuar për shkak të rritjes së paarsyeshme të çmimeve bazë duke shtuar se do të aplikohet në raste të veçanta të destabilizimit në treg.

Qëllimi i këtij ligji thuhet se është të ndalohet abuzimi me ngritje të çmimeve me qëllim të shtimit të përfitimit, por këtë projektligj e ka kundërshtuar opozita.

Sipas opozitës, ky ligj është anti-kushtetues dhe është në kundërshtim me tregun e lirë, ndërsa ministria thotë se është në përputhje me Kushtetutën e vendit dhe çdo vendim i marrë sipas këtij ligji do të jetë në përputhje me zotimet dypalëshe mbrojtëse që Kosova ka marrë në kuadër të MSA-së dhe marrëveshjeve tjera ndërkombëtare.

Opozita kundërshton projektligjin për produktet bazë

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika