Ministria ruse e mbrojtjes akuzon forcat ukrainase për vrasjen e 40 të burgosurve

Ministria ruse e mbrojtjes ka akuzuar forcat ukrainase për vrasjen e 40 të burgosurve rus, ndër të tjerash në akuzën e Ministrisë thuhet se qendra e paraburgimit në zonën e vendbanimit Yelenovka (Olenivka), ka përfshirë militantë të formacionit Azov

Ministria ruse e mbrojtjes

Të premtën e 29 korrikut, Ministria ruse e mbrojtjes ka akuzuar forcat ukrainase për vrasjen e 40 të burgosurve në një sulm në Ukrainën lindore të kontrolluar nga separatistët.

Në një deklaratë, ministria ruse e mbrojtjes ka thënë se “regjimi i Kievit kreu qëllimisht një provokim të përgjakshëm”.

Në akuzën e Ministrisë ruse thuhet se qendra e paraburgimit në zonën e vendbanimit Yelenovka (Olenivka), ka përfshirë militantë të formacionit Azov dhe është goditur nga një sulm raketor nga sistemi amerikan i raketave të shumëfishta HIMARS. Ministria ka pretenduar se 40 të burgosur ukrainas të luftës u vranë dhe 75 u plagosën.

Përveç kësaj, tetë punonjës të repartit të izolimit morën lëndime me ashpërsi të ndryshme, raporton CNN.

Burgu Olenivka pranë Donetsk është përdorur për të strehuar shumë nga ushtarët ukrainas që u dorëzuan në uzinën Azovstal në Mariupol disa muaj më parë.

Ministria ruse e mbrojtjes ka pretenduar se “ky provokim i hapur ishte kryer për të frikësuar ushtarakët ukrainas dhe për t’i parandaluar ata të kapeshin rob, ndërsa rrethanat e këtij provokimi janë duke u hetuar.

Televizioni shtetëror rus shfaqi video të shkurtra të supozuara nga vendi i ngjarjes, duke treguar një ndërtesë të dëmtuar rëndë me një vrimë të madhe në çati.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika