Ministrja austriake: Është koha që Kosovës përfundimisht t’i hiqen vizat

Ministrja austriake ka thënë se tashmë është koha që Kosovës t'i hiqen vizat, duke përmendur se kjo e fundit i ka plotësuar 95 kriteret

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla është takuar me ministren austriake për Evropë dhe Kushtetutë, Karoline Edtstadler, gjatë vizitës së saj në Austri.

Edtstadler ka thënë se dialogu Kosovë-Serbi është vendimtar, jo vetëm për stabilitetin në rajon, por njëherësh, edhe për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor.

Më tej, ajo ka theksuar se shpreson për një progres të shpejtë në çështjet me rëndësi për qytetarët në Austri dhe Kosovë, ashtu që të ndërtohet besimi i ndërsjellë.

Edtstadler ka folur edhe mbi çështjen e liberalizimit të vizave.

Ajo ka thënë se Kosova është vendi i fundit i Ballkanit Perëndimor që përballet me regjim të vizave.

“Kosova ka përmbushur të gjitha 95 kriteret për liberalizimin e vizave dhe Parlamenti i BE-së është shprehur vazhdimisht në favor të liberalizimit të vizave. Është koha që përfundimisht të realizohet liberalizimi i vizave për Kosovën”, ka shkruar ajo.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika