Ministrja e jashtme e Finlandës: Të gatshëm ta ndihmojmë Kosovën në normalizimin e raporteve me Serbinë

FOTO:EO

Ministrja e Jashtme e Finlandës, Elina Valtonen, ka thënë se shteti i saj është i gatshëm të bëjë “çfarëdo që është e mundur” për ta mbështetur Kosovën në dialogun me Serbinë dhe normalizimin e marrëdhënieve.

Valtonen, në një konferencë të përbashkët për media me ministren e Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, e ka quajtur Finlandën mike të fuqishme të Kosovës, e cila ka mbështetur anëtarësimin e Kosovës në BE dhe NATO.

“Finlanda ka qenë dhe mbetet një mik i fuqishëm i Kosovës, kjo është mjaft e theksuar në takimin e sotëm. Si mbështetje e fuqishme për Kosovën, ka qenë që nga koha kur ajo e ka fituar pavarësinë e saj. E kemi mbështetur anëtarësimin e Kosovës në BE, dhe po ashtu mbështesim anëtarësimin e saj në NATO”, ka deklaruar Valtonen.

Pas takimit të përbashkët, kryediplomatja finlandeze ka thënë se janë të gatshëm të punojnë edhe në raportet tregtare, veçanërisht në digjitalizim dhe energjinë e pastër, me të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Të gjithë anëtarët e Ballkanit Perëndimor janë të rëndësishëm. Ne jemi të gatshëm që të punojmë intensivisht për të shtuar raportet tona tregtare dhe për t’i forcuar sektorët premtues, si digjitalizimin, energjia e pastër. Kemi biseduar për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit dhe normalizimin e marrëdhënieve mes palëve. Finlanda është përkrahëse, në kuadër të KFOR-it dhe EULEX-it në stabilitetin për Ballkanin Perëndimor. Ashtu siç është pajtuar në marrëveshjen e vitit të kaluar për normalizimin e marrëdhënieve, Finlanda është e gatshme që të bëjë çfarëdo që është e mundur që t’ju mbështes në këtë rrugë”, ka theksuar ajo.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika