Ministrja e Jashtme gjermane Baerbock: Sulmi i Iranit rrezikon të gjithë rajonin të zhytet “në kaos”

''Ne qëndrojmë fort pranë Izraelit'' ka thënë kryediplomatja gjermane, Annalena Baerbock. Ajo ka dënuar sulmet e Iranit mbi Izraelin dhe ka thënë se ky sulm rrezikon tërë rajonin dhe mund ta fus "në kaos"

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, ka dënuar sulmin e Iranit ndaj Izraelit.

Kryediplomatja gjermane tha se Irani me këto sulme mbi Izraelin rrezikon një rajon të tërë të zhytet “në kaos”.

“Ne e dënojmë sulmin e vazhdueshëm në termat më të fortë të mundshëm, duke rrezikuar të zhysim një rajon të tërë në kaos”, ka shkruar Baerbock në rrjetin social X.

“Irani dhe përfaqësuesit e tij duhet ta ndalojnë këtë menjëherë. Në këto orë, ne qëndrojmë fort pranë Izraelit.”

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika