Ministrja e jashtme gjermane: Evropa nuk do të përçahet nga mungesa e gazit rus

Ministrja e jashtme gjermane, Annalena Baerbock dhe homologu i saj çek, Jan Lipavsky kanë mbajtur së bashku konferencë për shtyp këtë të martë. Baerbock ka thënë se duke qëndruar të gjitha shtetet e BE-së së bashku përcjellin sinjalin më të rëndësishëm te presidenti rus

Ministrja e jashtme gjermane, Annalena Baerbock

Ministrja e jashtme gjermane, Annalena Baerbock të martën e 26 korrikut ka thënë se Evropa nuk do të ndahet nga mungesa e gazit të imponuar nga Rusia me të cilën përballet.

Duke iu bashkuar homologut të saj çek, Jan Lipavsky, në Pragë për një konferencë të përbashkët për shtyp, Annalena Baerbock ka thënë: “Ne po theksojmë me këtë se nuk do ta lëmë veten të përçahemi, ku ne si shtete të BE-së mund të veprojmë kundër njëri-tjetrit, sepse gazi është i tillë, por që jemi duke qëndruar së bashku dhe ky është sinjali më i rëndësishëm për presidentin rus”, raporton CNN.

“Në afat të gjatë, rruga është e qartë: Evropa do të fitojë sovranitet përmes zgjerimit të energjive të rinovueshme,” tha ajo.

Baerbock ka thënë se me çdo turbinë me erë dhe central diellor që ngre Evropa, ata do të fitojnë “lirinë” dhe “të bëhen më të fortë së bashku”.

“Kjo gjithashtu do të thotë se ne duhet të zgjerojmë me shpejtësi infrastrukturën në Evropë me të cilën transportojmë energji,” ka shtuar Ministrja e jashtme gjermane.

Annalena Baerbock ka vazhduar të tregojë se sfidë për të gjitha vendet evropiane është ruajtja e sigurisë së furnizimit, duke vënë në dukje se gazi është burimi kryesor i furnizimit me ngrohje në Gjermani.

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika