Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati ka ironizuar me ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla e cila kishte përcjellë garat e kërcimit në Ujman me rastin e shënimit të Ditës së rënies së policëve të Kosovës në kryerje të detyrës, ku ajo kishte shkruar se “Vendosmëria e Kosovës për rend dhe ligj në jug e në veri është forca jonë më e madhe”.
Kastrati ka thënë se “ministrja e kanaxheqave” përcjell spektakle por nuk ka sjellë “asnjë njohje” duke shtuar se vendi është zhytur në “fukarallak” e sanksione.
Ai tutje ka pyetur se “detashmenti kulturor komunist” [kabineti qeveritar] nëse tërheqen amerikanët nga Kosova a do ta mbrojnë veriun e vendit.
“Paska shkru kjo ministrja e kanaxheqave , jo për ndonjë njohje të re, por për garat e ” pehlivanave” në Ujman. Jetojmë të izoluar prej botës gati si në kohën e Enver Hoxhës, në papunësi e fukarallëk, asnjë njohje e me 500 milion sanksione. Ndërsa, bash sikur ministrat imbecilë të Enver Hoxhës këta gjejnë kohë me shku me i pa garat e “pehlivanave” që kërcejnë nga ura në liqen”, ka shkruar Kastrati.
Tutje ai ka thënë se “P.sh. me u tërhjek amerikanët si në Afganistan, a thua a shkojnë me mbrojtë këta dhe pehlivanat veriun apo ju zvogëlohet Ujmani sa guaca e toaletit? Shikoni në foto detashmentin kulturor komunist. Me çka e ka meritu Kosova me qeverisë këta lloj imbecilash, spo mundem me i ra në fije. Zoti na ruajt!”, ka shkruar Kastrati.