Ministrja Gërvalla në Kanada, me koncert nis java kulturore në shënim të 25-vjetorit të mikpritjes së refugjatëve

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, shprehu mirënjohjen e thellë dhe falënderimet e shtetit dhe qytetarëve tanë ndaj mbështetjes së madhe.

Në fjalën e saj para të pranishmëve Gërvalla shprehu falenderim edhe për mikpritjen dhe kontributin e Kanadasë në çlirim dhe zhvillim të Kosovës dhe në veçanti integrim dhe mbështetje të mërgatës sonë në Kanada.

Ministrja Gërvalla tha që refugjatët e atëhershëm, sot janë pjesë e rëndësishme e shoqërisë kanadeze, thuhet në një komunikatë të MPJD-së.

“Ata janë ambasadorët më të mirë të Kosovës. Ndërtojnë ura të fuqishme mes Kosovës dhe Kanadasë, por pa harruar asnjëherë vendin e tyre”, ka thënë Gërvalla.

Teksa, senatorja kanadeze, Rebecca Patterson, foli rreth marrëdhënieve të fuqishme mes Kanadasë dhe Republikës së Kosovës si dhe miqësinë mes dy popujve tanë.

Pas ceremonisë së hapjes së Javës Kulturore të Kosovës, me koncertin e madh, përgjatë një jave do të mbahen shumë aktivitete në qytete të ndryshme të Kanadasë ku jetojnë dhe veprojnë shqiptarët, do të këtë shfaqje të filmave, dokumentarëve, aktivitete kulturore të ekspozimit të veshjeve tona kulturore si dhe do të organizohen edhe aksione të dhurimit të gjakut, njofton MPJD.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika