Ministrja gjermane: Duhet të nisë rindërtimi i Ukrainës

Qeveria gjermane ka nisur një platformë për të mbështetur dhe forcuar angazhimin e Gjermanisë për rimëkëmbjen e Ukrainës dhe për t'i bashkuar akterët shtetërorë dhe joshtetërorë në proces

Ministrja gjermane për Zhvillim, Svenja Schulze.

Ministrja gjermane për Zhvillim, Svenja Schulze, ka thënë se duhet të nisin përgatitjet për rindërtim të Ukrainës dhe riparim të dëmeve të luftës.

Ajo i ka bërë këto deklarata në një konferencë për media me ambasadorin ukrainas, Oleksii Makeiev.

“Secili që beson në një të ardhme më të mirë, që punon në këtë drejtim, do t’i përjetojë më lehtë këto kohë të vështira”, ka thënë Schulze, teksa e ka prezantuar një platformë në internet, me qëllim të ofrimit të ndihmës për organizatat për ndihmë, sektorin privat dhe iniciativa të tjera.

“Nga përvojat e rindërtimit në gjithë botën, ne e dimë që përgatitja e mirëfilltë është jashtëzakonisht e rëndësishme, ashtu që ndihma emergjente të përshtatet me nevojat afatgjate të rindërtimit”, ka thënë Schulze.

Krijimi i një faqeje të përbashkët në internet synon të jetë pikë kontakti për të gjithë ata që dëshirojnë të kontribuojnë në rindërtim.

“Dëmi i shkaktuar nga pushtimi rus është i madh dhe aktualisht arrin në 135 miliardë dollarë”, ka thënë Makeiev, raporton REL.

Sipas tij, Ukrainës do t’i duhen më shumë se 400 miliardë dollarë, ka shtuar ai.

Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve, Makeiev ka thënë se Ukraina do të garantojë shfrytëzim të mirë të fondeve dhe do ta luftojë korrupsionin.

Schulze ka thënë se puna e autoriteteve ukrainase për luftim të korrupsionit është e vërejtshme.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt 2022.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës, kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika