Ministrja Hajdari thotë se nuk ndihet fajtore për aksidentin, por i vie keq

Ministrja e Industrisë Rozeta Hajdari, edhe këtë të premte është paraqitur në cilësinë e të pandehurës, në Gjykatën Themelore të Prishtinës. Në këtë seancë e cila ishte e mbyllur, por që Dukagjini ka arritur të sigurojë procesverablin e seancës, janë administruar provat, është deklaruar Hajdari e janë dhënë fjalët përfundimtare. Ministrja para trupit gjykues ka thënë se i vie keq për aksidentin, por që është gëzuar se nuk ka pasur pasoja më të mëdha

Foto nga arkivi

Keqardhje për aksidentin, në të cilin përplasi një të mitur, ka shprehur ministrja e Tregtisë, Rozeta Hajdari.

Ajo këtë të premte ka dalë sërish para trupit gjykues në Prishtinë. Seanca ishte e mbyllur, por Dukagjini ka arritur të sigurojë procesverbalin e kësaj seance që zgjati më shumë se dy orë.

Hajdari në deklarimin e saj para trupit gjykues, ka thënë se ndihet fajtore për aksidentin në komunikacion, por tha se i vjen keq për rastin.

“Unë ndiej keqardhje për aksidentin e ndodhur sepse ishte fëmijë dhe jam gëzuar se nuk ka ndodhur ndonjë aksident me pasoja më të mëdha dhe i kam ndërmarrë të gjitha veprimet për kujdesje ndaj vajzës- fëmijës dhe e kam ndalur automjetin duke vrapuar pas vajzës për të kuptuar gjendjen e saj, pastaj e kam thirur ndihmën e shpejte dhe pastaj policin, sa i përket a ndihem fajtore unë kam qenë brenda rregullave të komunikacionit”, ka thënë ministrja e Tregtisë, Rozeta Hajdari.

Gjatë kësaj seance gjyqësore, janë administruar edhe provat dhe janë dhënë fjalët përfundimtare.

Derisa ministrja Hajdari dhe mbrojtësi i saj kanë thënë se të gjitha provat tregojnë se nuk ka pasur asgjë të kundërligjshme, të kundërtën e ka thënë pala e dëmtuar.

Pas seancës, Hajdari e as avokati i saj nuk janë deklaruar për media, ndërkohë që avokati i të miturës, ka thënë se e pandehura duhet të shpallet fajtore dhe se e njëjta e ka ndërruar deklaratën e saj.

“Ne kemi kërkuar nga gjykatat që te mos i falë besimin për shkak se ka kundërthënie. Po ashtu më herët ka deklaruar se moti ka qene me shi, tani e ka bërë ndryshimin e deklaratës dhe së fundi lidhur me deklaratën e saj që ka frenuar, kur e kemi ballafaquar me ekspertizën dhe supërekapertizën, ka refuzuar të përgjigjet”, ka thënë avokati i palës së dëmtuar, Florim Shefqeti.

Aktgjykimi për këtë rast pritet t’u shkojë palëve në mënyrë të shkruar gjatë javës tjetër.

Ministrja e Industrisë, Rozeta Hajdari akuzohet për veprat penale mospërshtatje të shpejtësisë lidhur me aksidentin në komunikacion me lëndime trupore, pasi që me 10 prill të vitit 2022, në kryeqytet ka aksidentuar një vajzë të mitur.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika