Ministrja Haxhiu: Jashtëzakonisht e shqetësuar me dhunën fizike ndaj grave

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar për rastet e fundit të dhunës duke thënë se kjo dukuri është rrënjosur aq thellë në shoqëri sa dhunuesit mund ta ushtrojnë atë publikisht, pa asnjë pikë problemi

Albulena Haxhiu, Ministre e Drejtësisë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar për rastin e fundit të dhunës fizike në Prizren.

“Kam raportuar policinë dhe prokurorinë dhe pres që institucionet ta trajtojnë me prioritet këtë rast, dhe viktimat e qytetarët të sigurohen se dhunuesit do të ndëshkohen”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Ajo është shprehur e shqetësuar me dhunën fizike dhe emocionale të ushtruar ndaj grave, vajzave e fëmijëve.

“Fatkeqësisht është rrënjosur aq thellë në shoqërinë tonë, sa dhunuesit mund ta ushtrojnë atë publikisht, pa asnjë pikë problemi”, ka shtuar ajo.

Haxhiu ka thënë se nëse dhunuesit dhunën fizike e ushtrojnë edhe publikisht, çfarë ndodh prapa dyerve të mbyllura.

Sipas saj, çdo formë e dhunës ndaj vajzave, grave dhe fëmijëve, duhet trajtuar seriozisht dhe menjëherë.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika