Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu e shoqëruar nga Avokati Tomë Gashi është paraqitur sërish në Polici për t’u intervistuar në lidhje me disa deklarata të saja që kanë të bëjnë me arratisjet e fundit nga burgu dhe për çështjen e prokurorëve.
Sipas Prokurorisë Speciale, Haxhiu është ftuar për intervistim me qëllim të sqarimit të deklaratës së saj të dhënë në mediumin TV Dukagjini, në emisionin ‘Debat Plus’ më datë 02 Korrik 2024, lidhur me takimet dhe diskutimet e mundshme me prokurorë dhe gjyqtarë për raste të caktuara.
Po ashtu edhe me postimin e saj në rrjetin social Facebook të datës 20 Korrik 2024, lidhur arratisjet që kanë ndodhur nga burgjet e Kosovës.
Kjo është dita e dytë që ministrja Haxhiu është intervistuar nga Prokuroria Speciale. Po ashtu, dje ishte marrë në pyetje për deklaratat e njëjta.
Deklarata në “Debat Plus” për të cilën u intervistua nga Prokuroria Speciale: