Ministrja Haxhiu përmbyll vizitën në Kroaci me takimet me krerët e organeve të drejtësisë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena haxhiu, e ka përmbyllur vizitën e saj në shtetin e Kroacisë

Në ditën e tretë të vizitës në Kroaci, nën shoqërimin e anëtarëve të Kabinetit dhe zyrtarëve të ministrisë së Drejtësisë, ministrja Albulena Haxhiu është takuar me udhëheqësit shtetërorë të organeve të drejtësisë së Kroacisë si: Gjykatës Supreme, Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Gjykatës Kushtetuese si dhe përfaqësues të tjerë institucionalë.

Në këto takime, sipas njoftimit të MD-së, është diskutuar për adresimin e krimeve të luftës si dhe luftës kundër korrupsionit.

“Në takimet me akterët nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, Gjykata Supreme dhe Gjykata Kushtetuese, është diskutuar për temat e interesit të përbashkët, si adresimi i krimeve të luftës dhe lufta kundër korrupsion, standardizimi i politikës ndëshkimore, praktikat e mira të forcimit të sundimit të ligjit  dhe çështje të tjera”, thuhet në njoftim.

Vizita e ministres Haxhiu, sipas njoftimit, kishte për qëllim njoftimin për së afërmi me “praktikat e mira të institucioneve të Kroacisë në fuqizimin e sundimit të ligjit”.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika