Ministrja Haxhiu suspendon përmbaruesin Irfan Kërçagu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka nënshkruar vendimin për suspendimin e përmbaruesit Irfan Kërçagu. Ajo ka bërë thirrje për respektimin e përgjegjësive të përmbaruesve dhe se nuk do të tolerojë shkelje apo tejkalim të kompetencave

Albulena Haxhiu, Ministre e Drejtësisë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se ka nënshkruar vendimin për suspendim të përmbaruesit Irfan Kërçagu.

Me anë të një postimi në Facebook, ajo ka thënë se këtë e ka bërë deri në një vendim të Komisionit Disiplinor.

“Bazuar në kompetencat ligjore, sot kam nënshkruar vendimin për suspendim të përmbaruesit Irfan Kërçagu, deri në marrjen e një vendimi të Komisionit Disiplinor. Si ministre e Drejtësisë, jam zotuar në mbrojtjen e interesit publik dhe çdo vendim i imi do të jetë në linjë me këtë parim. Profesionet e lira duhet t’u shërbejnë qytetarëve dhe institucioneve e jo të kontribuojnë në dëmtimin e tyre”, ka shkruar ajo.

Ndër të tjera, Haxhiu u ka bërë thirrje të gjithë përmbaruesve që t’i respektojnë përgjegjësitë e tyre, duke paralajmëruar se nuk do të tolerojnë asnjë tejkalim kompetence apo shkelje.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika