Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, këtë të mërkurë është takuar me drejtorët dhe shefat e agjencive në Ministrinë e Drejtësisë.
Ky takim, sipas ministres Haxhiu, është zhvilluar me qëllim të “të progresit dhe avancimit në secilin aktivitet dhe secilën sferë në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë”.
Drejtorët dhe shefat e agjencive kanë raportuar për “për arritjet, sfidat dhe synimet të cilat janë përkitazi me programin qeverisës dhe realizimin e strategjive”.
Sipas njoftimit, Ministrja Haxhiu ka kërkuar përkushtim të shtuar për realizimin e qëllimeve teksa ka ofruar mbështetjen siç ka thënë të plotë nga kabineti i saj.