Ministrja Haxhiu takon kryetaren e Speciales

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, dhe kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, diskutuan për proceset gjyqësore publike, punën e dhomave dhe respektimin e të drejtave të të akuzuarve

Foto: Ministria e Drejtësisë, 9 tetor 2024.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim kryetaren e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova.

Siç thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë, gjatë takimit, ato diskutuan për aspekte që kanë të bëjnë me proceset gjyqësore publike.

Po ashtu, në njoftim thuhet se se gjatë takimit u diskutua edhe për punën e dhomave të specializuara, rëndësinë e respektimit të të drejtave të personave që mbahen në proces pranë këtyre dhomave, punën dhe transparencën e tyre.

Dhomat e Specializuara të Kosovës(DHSK), kanë njoftuar se kryetarja e DHSK-së ka qëndruar në Prishtinë këtë javë për t’u takuar me palët e interesuara, mes të cilave me përfaqësues të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian dhe përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian në Kosovë, për t’u dhënë informacion publik në lidhje me mandatin, administrimin dhe aktivitetet aktuale të Gjykatës.

Shija e redaktorit

Shtëpia botuese “Dukagjini” shpërndan çmime për fëmijë në Panairin e...

Për katër ditë me radhë një pjesë e shesheve të Prishtinës u është dedikuar fëmijëve. Aty është organizuar Panairi i Librave për Fëmijë. Pjesë e këtij...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka shpërndarë çmime për fëmijë në Panairin...

Sot është dita e katërt e panairit të Librit për Fëmijë që po mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Shtëpia Botuese “<a href="http://<iframe src="https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fdukagjinipublishing%2Fposts%2Fpfbid02YAeQHpvFm2GWcbnSERzYo68YXk5UGMDCBxQE9F8K3qgYvcNjMhYvGvXUUy73mL3Xl&show_text=true&width=500"...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” vjen me ofertë deri në 50 %...

Festivali dhe Panairi i Librit për Fëmijë po vjen me edicionin e dytë me radhë, andaj një festë e madhe po përgatitet për të...

Të fundit nga rubrika