Ministrja Nagavci në vizitë te Qendra e Studentëve

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, vizitoi Qendrën e Studentëve dhe kurajoi studentët të adresojnë kërkesat dhe nevojat e tyre për të përmirësuar cilësinë e studimeve dhe jetës studentore. Ministrja gjithashtu vizitoi Mensën e Studentëve dhe premtoi mbështetje për sigurimin e ushqimit cilësor

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka zhvilluar një vizitë në Qendrën e Studentëve, me rastin e fillimit të vitit të ri akademik 2023/2024.

Vizita e ministres u bë në kuadër të përgatitjeve për pritjen e studentëve të rinj që do të jenë banues të konvikteve në këtë qendër.

Ministrja Nagavci nuk e humbi rastin për të vizituar ambientet e konvikteve I dhe VIII, ku bisedoi me studentët dhe ndau me ta frymëzime dhe dëshira për një vit të suksesshëm të studimeve. Ajo ka inkurajuar studentët të jenë të përgatitur për të adresuar çdo kërkesë dhe nevojë që kanë, për të ndikuar pozitivisht në cilësinë e jetës studentore dhe të studimeve të tyre.

Ministrja Nagavci vizitoi ambientet e konvikteve I dhe VIII, me ç’rast bashkëbisedoi me studentët, të cilët përgjatë këtij viti do të jenë banues në këto objekte. Ministrja i uroi studentët për fillimin e vitit të ri akademik, duke u dëshiruar suksese në studime.

Ministrja Nagavci gjithashtu vlerësoi rolin e rëndësishëm të Qendrës së Studentëve dhe premtoi mbështetjen e Ministrisë së Arsimit për të siguruar që kërkesat dhe nevojat e studentëve të kenë përgjigje adekuate.

“Qendra e Studentëve, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, do të jenë të gatshme për t’iu ndihmuar në realizimin e kërkesave të tyre,” u shpreh ministrja.

Gjatë vizitës së saj, ministrja Nagavci nuk ka harruar të vizitojë edhe Mensën e Studentëve, ku mund të shihet cilësia e shërbimeve të ofruara për studentët që ushqehen aty. Sigurimi i një ushqimi cilësor për studentët është një prioritet i rëndësishëm për Qendrën e Studentëve.

Eshtë vlerësuar se në këtë Qendër të Studentëve ka kapacitet për 4 mijë studentë, dhe se procesi i vendosjes së studentëve në konvikte është përmbyllur sot me pranimin e të dy konvikteve të fundit, konviktit 1 dhe 8.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika