Ministrja Nagavci takohet me ministren e Arsimit të Shqipërisë

"Diskutuam për aktivitetet e përbashkëta për Gjuhën Shqipe, kalendarin e përbashkët të punës në kuadër të Vitit të Gjuhës Shqipe", ka shkruar në Facebook ministrja e arsimit, Arbërie Nagavci pas takimit me homologen e saj shqiptare, Ogerta Manastirliu

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit(MAShTI), Arbërie Nagavci, është takuar me ministren e Arsimit të Shqipërisë, Ogerta Manastirliu, me të cilën, siç tha ajo, kanë biseduar për vijimin e bashkëpunimit me intensitet të shtuar.

Kalendari i përbashkët, bashkëpunimi në fushën e arsimit të lartë, por edhe avancimi i performancës në arsim në të dyja vendet, ishin vetëm disa nga pikat e diskutimit.

“Diskutuam për aktivitetet e përbashkëta për Gjuhën Shqipe, kalendarin e përbashkët të punës në kuadër të Vitit të Gjuhës Shqipe, bashkëpunimin në fushën e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor si dhe shumë projekte tjera për përmirësimin e rezultateve të nxënësve tanë dhe avancimin e performancës në arsim në dy vendet tona”, ka shkruar Nagavci në Facebook.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika