Ministrja Rizvanolli s’merr pjesë në mbledhjen e Komisionit për “Trepçën”, kritikohet nga opozita

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, nuk ka marrë pjesë në mbledhjen e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, ku po diskutohet lidhur me situatën aktualen në ndërmarrjen TREPÇA Sh.A.

Kryetari i Komisionit, Ferat Shala, tha se që nga e premtja Rizvanolli kishte lajmëruar se nuk do të merrte pjesë. Sipas tij, ministrja do të duhej të ishte në komision e të raportonte për të gjitha problemet që lidhen me minatorët e Trepçës.

“Të premten kemi marrë e-mail që ajo nuk do të marrë pjesë se është jashtë vendit. Asnjë ngjarje nuk do të duhej të ishte më prioritet se të raportonte për Trepçën, sepse ajo është përgjegjësja e parë… 8 ditë grevë, sot ministrja nuk ka gjetur kohë me ardh, edhe pse e kemi paralajmëruar…

Do të duhej të ishte ajo këtu, të kishim një raport zyrtar pse minatorët nuk i kanë marrë pagat me rregull. Pse ministrja nuk ka bërë asnjë hap që Trusti t’u paguhet minatorëve, pse t’u ndërpritet e sigurimeve shëndetësore, pse të vihet në këtë fazë? Pse po shkarkohen punëtorët e sindikalistët. Brenda një jave kemi dhjetëra të suspenduar, duhet të ishte ministrja të raportonte për gjitha këto”, tha ai.

Shefja e grupit parlamentar e Vetëvendosjes, Mimoza Kusari Lila, ka bërë të ditur se kanë ftuar në takim sot sindikalistët e minatorëve, por që me një ide të tillë pa prezencën e ministres nuk po pajtohen opozita.

Deputeti Pal Lekaj, po ashtu, e kritikoi mospjesëmarrjen e ministres Rizvanolli në komision.

“Minatorët kërkojnë zgjidhje, kushte elementare. Një kryeshef që nuk çan kokën për minatorët, e keni rrezikuar jetën e minatorëve për një kryeshef… Që 8 ditë i keni lënë minatorët në grevë. Është shumë keq për sjelljen e ministres, është dashur të vije ministrja të raportojë dhe të na informojë për gjendjen”, tha ai.

Valentina Bunjaku nga LDK ka thënë se nuk duhet të ftohen sindikalistët e Trepçës, pa raportuar një herë ministrja.

“Sindikalistët është dashur të na bëjnë kërkesë më herët për këtë takim dhe jo në këtë formë… pa ardhur ministrja nuk kemi çka i takojmë sindikalistët”, tha ajo.

Kurse Kusari-Lila tha se janë ftuar sindikalistët e Trepçës, në mënyrë që të kenë informacione të drejtpërdrejta.

“Ne në mënyrë që të kuptoni që kjo nuk është lojë, por ballafaqim me të vërtetën, i kemi bërë ftesë sindikalistëve që të vijnë, duke e ditur që kemi nevojë për informacione. Ministrja nuk ka ikur, e ka pasur këtë udhëtim shumë më herët”, tha ajo

“Nuk i kemi sjellë njerëz tjerë, ata që po deklarohen në emër të grevistëve, nuk i kemi përzgjedhur. Kemi mundësi t’i takojmë bashkë”, vijoi ajo.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika