Ministrja Xhaçka: Shqipëria është e përkushtuar për të dhënë rezultate konkrete në këtë fazë të re

Ministrja e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka për marrjen e Raportit për Shqipërinë 2022 ka thënë se është krenare që Raporti i vitit 2022 njeh faktin se pavarësisht sfidave dhe vështirësive, Shqipëria ka përparuar në rrugën e saj drejt integrimit Evropian

Minstrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka





Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka ka reaguar për Raportin për Shqipërinë 2022.

Përmes një postimi, Xhaçka ka thënë se ambasadorja e Delegacionit Evropian në Shqipëri, Christiane Hohmann i ka dorëzuar Paketën e Zgjerimit për 2022 dhe Raportin e Progresit për Shqipërinë ministres Xhaçka.

Pamje nga dorëzimi i Raportit për Shqipërinë 2022

“Krenarë që Raporti i vitit 2022 njeh faktin se pavarësisht sfidave dhe vështirësive, Shqipëria ka përparuar në rrugën e saj drejt integrimit Evropian”, ka thënë ministrja e Punëve të Jashtme të Shqipërisë në Facebook.

Ministrja Xhaçka ka theksuar se e ardhmja e Shqipërisë është në BE duke shtuar se Shqipëria është e përkushtuar për të dhënë rezultate konkrete në këtë fazë të re të procesit të integrimit pas konferencës së parë ndërqeveritare.





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika