MINT: Benzina shtrenjtohet për 1 cent, çmimet e naftës dhe gazit mbesin të njëjta

Krahasuar me të mërkurën e 29 qershorit, të enjten e 30 qershorit, çmimi i benzinës është rritur për një cent, ndërsa nafta dhe gazi kanë mbetur me çmim të njëjtë

Ilustrim

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë(MINT), i ka caktuar çmimet tavan për shitjen e derivateve, për të enjten e 30 qershorit.

Çmimi maksimal i lejuar i naftës është 1.86 euro për litër, çmimi maksimal për produktin Benzinë është 1.75 euro për litër, ndërsa çmimi maksimal për Gaz është 0.78 centë për litër.

Krahasuar me të mërkurën e 29 qershorit, çmimi i benzinës është rritur për një cent.

Këto çmime vlejnë nga ora 10:00 e së enjtes dhe janë valide 24 orë.

Ministria pritet të caktojë çdo ditë çmimet tavan për shitjen e derivateve, bazuar në një vendim të mëhershëm të Qeverisë, që u kritikua nga naftëtarët.

Sipas vendimit, naftëtarët lejohen të fitojnë 12 centë për litër në shitjet me pakicë dhe 2 centë për litër në shitjet me shumicë.

 

Njoftimi nga MINT

 

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika