MINT-i cakton marzhën e fitimit për pompat e derivateve

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka caktuar të premten marzhin e fitimit prej 2 cent për litër në shitje me shumicë dhe 12 cent për litër në pakicë për pompat e derivateve

Foto ilustrim

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë së Kosovës (MINT) ka vendosur për caktimin e marzhës së fitimit të pompave të derivateve të naftës.

Sipas vendimit të marrë, marzha tregtare maksimale e lejuar e shitjes me shumicë është dy euro centë për litër, ndërsa marzha tregtare maksimale e lejuar e shitjes me pakicë është 12 euro centë për litër.

Kjo masë, sipas njoftimit, nga Ministria është marrë me qëllim të mbrojtjes së konsumatorëve, konkurrencës dhe për të parandaluar çrregullimet në treg.

Deri te ky vendim, MINT-i ka thënë se ka ardhur pas monitorimit të rregullt të çmimeve në tregun e produkteve të naftës, evidencën ditore të pranuar nga Dogana e Kosovës, si dhe raportet e përditshme nga Inspektorati i Tregut.

Dhe për shkak të evidentimit të rritjes së çmimeve që nuk reflektohet nga lëvizjet e çmimeve në tregun botëror, MINT-i ka thënë se ka ndërhyrë për t’i rregulluar çmimet dhe për t’i caktuar masat e tjera mbrojtëse për këtë sektor.

“Kjo përbën bazë për rregullimin e çmimeve dhe caktimin e masave të tjera mbrojtëse sipas Ligjit Nr.08/L-018 Për Tregtinë me Produkte të Naftës dhe Karburante të Ripërtërishme dhe Udhëzimit Administrativ (QRK) Nr.03/2022 Për Rregullimin e Çmimeve të Produkteve të Naftës dhe Karburanteve të Ripërtëritshme dhe Masat e Tjera Mbrojtëse”, thuhet në njoftim.

Ky vendim hyn në fuqi një ditë pas publikimit, duke i dhënë zbatueshmëri të menjëhershme masës së vendosur nga MINT-i.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika