MINT i quan shpifje audio-incizimet për miellin dhe vajin, paralajmëron padi ndaj medias që i publikoi

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) i ka hedhur poshtë raportimet për parregullsi në blerjen e rezervave shtetërore, duke i quajtur ato shpifje

Ministrja e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), i ka quajtur shpifje raportimet për parregullsi blerjen e rezervave shtetërore, sic janë gruri dhe vaji.

Kjo ministri ka paralajëmaruar padi ndaj mediumit “Nacionale”, i cili i publikoi disa audio-incizimet ku dëgjohen disa zyrtarë të ministrisë teksa flasin për mundësi të keqpërdorimit të blerjes së rezervave shtetërore.

Në reagim thuhet se ajo që thuhet në audio – incizime është e pavërtetë dhe se është bërë për ta ulur reputacionin e ministres Rozeta Hajdari.

“Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) sqaron opinionin publik se, thashethemet e përdorura në audio-incizimet e transmetuara janë tendencioze dhe të pavërteta, duke aluduar për keqpërdorim të Rezervës Shtetërore dhe duke i shërbyer një kauze politike me qëllim të dëmtimit të procesit më të ndjeshëm për mbrojtje dhe siguri shtetërore dhe më qëllim denigrimin e figurës së Ministres Rozeta Hajdari, uljen e reputacionit dhe imazhin publik të saj”, thuhet në njoftim.

Tutje në reagimin e MINT thuhet se procedurat në lidhje me furnizimin me mallra për rezerva shtetërore janë duke u zhvilluar në përputhje me ligjin.

“Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë njofton opinion publik se, të gjitha procedurat në lidhje me furnizimin me mallra për rezervë shtetërore janë zhvilluar dhe vazhdojnë të trajtohen bazuar në legjislacionin në fuqi, duke përfshirë Ligjin Për Rezervën Shtetërore të Republikës së Kosovës, Ligjin mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës sё Kosovës për vitin 2022, Ligjin për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar dhe Vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës nr.01/65 të datës 26.02.2022”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se kontratat e rezervës shtetërore janë të klasifikuara “në nivelin sekret” sipas ligjeve në fuqi.

“MINT siguron se procesi i furnizimit me mallra për Rezervën Shtetërore, me standarde dhe parametra të përcaktuara të cilësisë, është duke u trajtuar dhe monitoruar sipas legjislacionit në fuqi dhe se nuk ka asnjë keqpërdorim të parasë publike. Kontratat e rezervës shtetërore janë të klasifikuara në nivelin sekret, sipas legjislacionit përkatës në fuqi”, thuhet në reagimin e MINT.

Tutje në njoftim thuhet se “përkundër ndikimit të luftës në Ukrainë me ndalesa të eksporteve dhe ndërprerje të zinxhirëve të furnizimit të mallrave bazike për jetesë, MINT, përmes Departamentit të Rezervave Shtetërore dhe Mallrave-DRSHM, ka rritur sasinë e rezervave për 30 fish më shumë, duke rritur kështu sigurinë kombëtare”.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika