MINT kryen inspektime për ligjshmërinë e tregtimit të produkteve

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) njofton se janë kryer inspektime rutinore lidhur me ligjshmërinë e tregtimit të produkteve nga Inspektorati i Tregut

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka njoftuar se Inspektorati i Tregut ka kryer inspektime rutinore lidhur me ligjshmërinë e tregtimit të produkteve, verifikimin e përputhjes së çmimeve raft – arkë dhe vendosjes së flamujve të origjinës nëpër operatorët ekonomik në Kosovë.

“Gjatë inspektimit të sotëm, në disa raste u konstatuan parregullsi, me ç’rast do të procedohet sipas ligjeve në fuqi”, thuhet në njoftimin e MINT-it.

MINT ka ftuar qytetarët që të jenë të vëmendshëm gjatë blerjeve, dhe për çdo shkelje të të drejtave të konsumatorit, të vazhdojnë të adresojnë ankesat dhe njoftimet në Inspektoratin e Tregut, përmes Departamentit për Mbrojtjen e Konsumatorit në Ministri të Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Inspektorati i Tregut, në vazhdimësi kryen verifikime dhe inspektime në terren me qëllim të mbrojtjes së konsumatorit dhe do të vazhdojë t’a bëjë të njëjtën gjë edhe gjatë ditëve në vazhdim.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika