MINT: Mirëpresim hetimin, duhet të hetohen edhe përpjekjet për keqinformim

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka reaguar në lidhje me arrestimin e tre personave, në lidhje me dyshimet për keqpërdorime të rezervave shtetërore, duke e mirëpritur hetimin dhe duke pretenduar se furnizimet janë bërë sipas ligjit

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka reaguar në lidhje me arrestimin e tre personave në lidhje me dyshimet për keqpërdorime të rezervave shtetërore, ndër ta edhe dy zyrtarë të ministrisë.

Në reagimin e ministrisë thuhet se e mirëpresin “çdo hetim për rastin e blerjes së rezervës shtetërore”, derisa shtojnë se janë të bindur që furnizimet dhe rezervat shtetërore janë bërë në përputhje me ligjin dhe se nuk ka ndodhur asnjë dëm me to.

Sipas tyre, në muajt e fundit ka pasur përpjekje për ta keqinformuar publikun, të cilat keqinformime sipas Ministrisë janë nxitur nga palë të ndryshme të interesit.

“Për këtë çështje prej një kohë të gjatë e veçanërisht në muajt e fundit ka përpjekje të mëdha që të keqinformohet publiku në vendin tonë. Motivet dhe arsyet për këto veprime të nxitura dhe kordinuara nga palë të ndryshme të interesit duhet të jenë po ashtu pjesë e hetimit në këtë rast”, thuhet në njoftim.

MINT-i ka kërkuar nga organet e hetimit të mos e cenojnë sigurinë shtetërore sa u përket rezervave.

“Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, pret që organet e hetimit të kenë në vëmendje që krahas punës hetimore, të mos cënojnë në asnjë rrethanë sigurinë shtetërore, për sa kohë që bëhet fjalë për rezervën shtetërore të Republikës sonë, e klasifikuar sipas Ligjit për Rezervën Shtetërore dhe Ligjit për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar”, thuhet në reagim.

Tutje, në reagim u kërkohet edhe mediave të mos shpërndajnë lajme të pakonfirmuara, sepse sipas tyre procesi i furnizimit me rezerva shtetërore është bërë sipas legjislacionit në fuqi.

“Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, i lut mediat që të përmbahen nga deklarime të pakonfirmuara nga ministria dhe siguron se procesi i furnizimit me mallra për Rezervën Shtetërore, me standarde dhe parametra të përcaktuara të cilësisë, është trajtuar dhe monitoruar sipas legjislacionit në fuqi”, thuhet në njoftim.

Në fund, Ministria thotë se “është e përkushtuar të vazhdojë me rritjen e Rezervës Shtetërore edhe në këtë vit, sipas Ligjit mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikёs sё Kosovës pёr vitin 2023, me qëllim që të sigurojë qytetarët që në rrethana të jashtëzakonshme të kenë përkrahjen shtetërore në tejkalimin e situatave eventuale të krizës”.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika