Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka publikuar çmimet tavan për produktet e naftës për 24 orët e ardhshme. Bazuar në njoftimin e MINT, çmimi i naftës ka rënë për një cent, kështu do të jetë 1.71 euro për litër.
Ndërkaq, çmimi i benzinës krahasuar me të enjten që ishte 1.44 euro për litër, të premten është shtrenjtuar për një cent, është 1.45 euro për litër.
Kurse, çmimi i gazit ka mbetur i njëjtë.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), pritet t’i publikojë çdo ditë çmimet tavan apo çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve.
Ky vendim është marrë si masë lehtësuese, pas rritjes së çmimeve të derivateve, dhe dyshimeve për keqpërdorime nga kompanitë që i shesin ato.
Këto çmime vlejnë nga ora 10:00 e së premtes dhe janë valide për 24 orët e ardhshme.