MINT: Nafta dhe benzina shtrenjtohen për një cent

Krahasuar me të mërkurën e 13 korrikut, të enjten e 14 korrikut, nafta dhe benzina janë shtrenjtuar për një cent ndërsa gazi ka mbetur me çmim të njëjtë

Ilustrim

Nga 1.73 euro për litër sa ishte të mërkurën, çmimi i naftës për ditën e enjte është rritur për një cent duke shkuar në 1.74 euro.

Po ashtu, edhe çmimi i benzinës nga 1.67 euro sa ishte të mërkurën, të enjten del të jetë 1.68 euro, ndërsa çmimi i gazit ka mbetur i njëjtë, 0.78 cent për litër.

Ministrisa e Indrustrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë(MINT), pritet t’i publikojë çdo ditë çmimet tavan apo maksimale të lejuara për shitjen e derivateve.

Ky vendim është marrë si masë lehtësuese, pas rritjes së çmimeve të derivateve, dhe dyshimeve për keqpërdorime nga kompanitë që shesin derivate.

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani, menjëherë pas vendimit të Qeverisë për të vendosur një çmim “tavan” për derivatet, ka bërë thirrje për respektim të tij, por sipas tij, Qeveria apo Ministria nuk i kanë kalkuluar mirë çmimet.

Çmimi i derivateve ka pësuar rritje për shkak të agresionit rus në Ukrainë. Në Kosovë, çmimi i naftës kishte arritur deri në 1.89 euro për litër.

Njoftim i MINT për çmimet tavan të derivateve, 14.07.2022

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika