MINT njofton se konkursi për 27 inspektorë të tregut tashmë është i hapur për aplikim

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) njofton se konkursi për 27 inspektorë të tregut, nga sot është i hapur për aplikim

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë(MINT)

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) njofton se konkursi për 27 inspektorë të tregut, nga sot është i hapur për aplikim.

MINT njofton se do të punësoj 27 inspektorë të tregut, për të rritur mbikqyrjen e tregut dhe cilësinë e shërbimeve për qytetarët dhe bizneset në vend.

“Inspektorati i Tregut në kuadër të MINT, që nga themelimi e deri më tani, është duke funksionuar me vetëm 15 inspektorë të tregut në tërë territorin e Republikës së Kosovës, kurse me pranimin e 27 inspektorëve të rinj, do të funksionojë me 42 inspektorë të tregut”, njofton tutje Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Në këtë njoftim thuhet se me mbikëqyrjen “e përmirësuar” të tregut, MINT synon që tregu të funksionojë më mirë e me rregulla të barabarta.

“Kjo është një mundësi e mirë për të filluar një karrierë në fushën e inspektimit të tregut dhe të zhvillimit profesional, prandaj MINT inkurajon të gjithë aplikuesit potencial që plotësojnë kualifikimet minimale, të aplikojnë”, thuhet tutje në njoftmin e MINT-it.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika