MINT paralajmëron pompat e derivateve në rast të rritjes së çmimeve

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka thënë se në rast të rritjes së çmimeve në mënyrë të paarsyshme do të nxirret përsëri vendim lidhur me rregullimin e çmimeve dhe masat e tjera mbrojtëse

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë(MINT)





Vendimi për Rregullimin e Çmimeve të Produkteve të Naftës dhe Karburanteve të Ripërtërishme dhe Masat e Tjera Mbrojtëse ka skaduar më datën 8 tetor të këtij viti, ka njoftuar MINT.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka njoftuar se në bazë të evidencave dhe analizave të Doganës së Kosovës dhe njëherit, në bashkëpunim me Inspektoratin e Tregut dhe Departamentin e Naftës (MINT), çmimi i derivateve në treg ditën e sotme ka rrjedhur si rezultat i rritjes së çmimit të derivateve të importuara.

Tashmë, MINT pritet të nxjerrë vendim për rregullimin e çmimeve dhe masat e tjera mbrojtëse.

“Në rast të rritjes së paarsyeshme të çmimeve të derivateve të naftës, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë do të nxjerrë vendim për rregullimin e çmimeve dhe masat e tjera mbrojtëse, sipas Udhëzimit Administrativ për Rregullimin e Çmimeve të Produkteve të Naftës dhe Karburanteve të Ripërtërishme dhe Masat e Tjera Mbrojtëse dhe me evidencë nga raportet ditore nga Inspektorati i Tregut, Dogana e Kosovës, Administrata Tatimore e Kosovës, si dhe në konsultim me Autoritetin e Konkurrencës, Shoqatën e Naftëtarëve dhe bizneset individuale të naftës dhe konsumatorët”, ka njoftuar MINT.


MINT deri para pak ditësh ka publikuar çmimet tavan apo ato maksimale të lejuara për shitjen e derivateve. Një vendim i tillë ishte marrë si masë lehtësuese, pas rritjes së çmimeve të derivateve dhe dyshimeve për keqpërdorime nga kompanitë që i shesin ato.





Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika