MINT publikon çmimet e derivateve

Çmimet maksimale për derivate të publikuara nga MINT, të shtunën, janë valide për 24 orët e ardhshme

Në 1.67 euro për litër ka arritur çmimi tavan për produktin e naftës, ka njoftuar Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

MINT ka publikuar çmimet tavan për ditën e shtunë. Bazuar në to, çmimi maksimal i lejuar i produktit benzinë është 1.39 euro për litër.

Ndërkaq, ai i gazit ka arritur në 0.76 euro.

Çmimet e lartcekura janë valide për 24 orët e ardhshme.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), pritet t’i publikojë çdo ditë çmimet tavan apo çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve.

Ky vendim është marrë si masë lehtësuese, pas rritjes së çmimeve të derivateve, dhe dyshimeve për keqpërdorime nga kompanitë që i shesin ato.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika