MINT publikon çmimet e derivateve për 24 orët e ardhshme

Ministria e Tregtisë ka publikuar çmimet maksimale të derivateve për ditën e enjte

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë(MINT)

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) i ka publikuar çmimet maksimale apo “tavan” të naftës dhe derivateve të tjera për 24 orët e ditës së enjte të 1 shtatorit.

Në njoftim thuhet se çmimi i naftës, sipas masave të reja, rezulton të jetë 1.79 euro për litër, ndërsa çmimi i benzinës raportohet të jetë 1.44 euro për litër.

Ndërkaq, çmimi i gazit del të jetë 0.76 centë për litër.

Ndryshe, të mërkurën e 31 gushtit, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë e Kosovës (MINT) ka vendosur masa mbrojtëse për produktet e derivateve të naftës.

Duke u bazuar në vendimin e marrë, marzha tregtare maksimale e lejuar me shumicë është dy centë për litër, ndërsa çmimi maksimal i lejuar i shitjes me pakicë është 12 centë për litër naftë.

Në këtë vendim thuhet se Ministria e Industrisë ka monitoruar tregun e produkteve të naftës dhe çmimet e furnizimit nga importi.

Në bazë të raportit të Inspektoratit të Tregut, është evidentuar mospërputhja e çmimeve në Kosovë në krahasim me lëvizjet në tregjet botërore.

Vendimi i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë do të hyjë në fuqi për 30 ditë.

Në muajin qershor të këtij viti, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për caktimin e çmimit tavan vetëm për derivate të naftës, i cili ishte përcaktuar çdo 24 orë.

Sipas ministres së Industrisë, Rozeta Hajdari, për miratimin e udhëzimit për çmimin e lejuar maksimal të naftës ka mospërputhje mes çmimeve në tregun e Kosovës dhe lëvizjes së çmimeve në tregun botëror.

Ajo ka bërë të ditur se në lidhje me këtë çështje kanë diskutuar dhe janë informuar nga dogana dhe nga ATK-ja.

“Udhëzimi administrativ bëhet me qëllim që të mbrohet konsumatori dhe konkurrenca për të mënjanuar çrregullimet në treg. Në bazë të të dhënave që posedon MINT-i, të konfirmuara me evidencë nga bizneset, nga Dogana dhe ATK-ja, ka mospërshtatje të çmimeve vendore krahasuar me lëvizjet në tregun botëror”, ka thënë ajo.

Hajdari ka shtuar se mospërshtatja e çmimeve është një ndër shkaqet që Qeveria mund të përcaktojë çmimin maksimal të lejuar, apo të kufizimit të marzhës tregtare.

Qeveria vendos masa të reja mbrojtëse për produktet e naftës

 

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika