MINT: Rritet numri i vizitorëve në Republikën e Kosovës

Ministria e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë (MINT) përmes një postimi ka njoftuar se është rritur numri i vizitorëve në Republikën e Kosovës

Ilustrim

Ministria e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë (MINT), përmes një postimi, ka njoftuar se është rritur numri i vizitorëve në Republikën e Kosovës.

MINT njofton se numri i përgjithshëm i vizitorëve në Kosovë gjatë muajit qershor të këtij viti ka pasur rritje prej 29 për qind, krahasuar me qershorin e vitit të kaluar. Nga numri i përgjithshëm i vizitorëve 60.98 për qind ishin të jashtëm kurse 39.02 për qind ishin vendorë.

“Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, statistikat e Hotelerisë për muajin qershor 2023 rezultojnë me 13.3 % rritje të vizitorëve të jashtëm, krahasuar me qershorin e vitit 2022”, thuhet në njoftimin e MINT-it.

Në këtë njoftim thuhet se në total 29 mijë e 317 vizitorë të huaj, nga të cilët, numri më i madh është nga: Shqipëria, Gjermania, Turqia, Zvicra e të tjerë.

Tutje, MINT njofton se vizitat janë evidentuar nga qëndrimet në hotelet e Kosovës, kurse vizitat ditore nuk hyjnë në këtë evidencë e që nëse llogariten përqindja do të ishte shumë më e lartë.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika